Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni, nga gushti deri në shtator janë infektuar mbi 40 mijë persona me coronavirus

Shkup, 16 tetor – Sipas të statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë infektuar 40.208 persona me coronvirus, prej të cilëve 25% kanë qenë plotësisht të vaksinuar.Gjatë këtyre muajve, 30.142 qytetarë, përkatësisht 74.9% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa të vaksinuar konsiderohen personat të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar 14 ditë nga dita e aplikimit të dozës së dytë.

 

Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk kanë qenë të vaksinuar është 79%, ndërsa 21% e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të vaksinuar.Në periudhën nga 6 gushti, në Maqedoni kanë humbur jetën 1.382 pacientë me coronvirus.

Prej tyre , 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 17 të tjerë kanë qenë të vaksinuar.Deri dje janë vaksinuar 797.988 qytetarë, ndërsa 758.001 persona janë vaksinuar. Dozën e tretë e kanë pranuar 1.039 persona.Ndryshe, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 196.346 persona, ndërsa prej tyre 182.782 janë shëruar dhe 6.907 qytetarë kanë humbur jetën.

Related posts

Kryetari i Butelit Velimir Smilevski inspekton prej së afërmi punimet intensive në Luboten

Redaksia

Analizë: Pse gjithnjë objektet gastronomike janë në shenjë të masave restriktive!?

Redaksia

Kasami nga Tetova: BESA në koalicion me popullin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More