Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni, në 11 vendvotime do të zgjatet votimi për shkak të mosfunksionimit të ‘fingerprintave’

Shkup, 17 tetor – Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se deri tani votimi shkon mirë me disa probleme me pajisjet për identifikimin e personave ose ‘fingerprintave’.

 

Turmë ka në disa vendvotime në gjithë vendin për shkak të problemave që u paraqitën me pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave. Disa qytetarë u ankuan se pajisja nuk i ka njohur dhe është dashur të votojnë në mënyrën e vjetër tradicionale.

nga KSHZ njoftojnë se në 11 vendvotime ka pasur ndalesë vonimi për mbi 1 orë për shkak të problemeve teknike, ndërsa në gjashtë vendvotime, votohet sipas mënyrës së vjetër.

“Në gjashtë vende po votohet në mënyrën e vjetër. Ka edhe disa me probleme teknike dhe nuk mund të ndryshohet pajisje për shkak të automjetit dhe bëhet fjalë për një numër të vogël të votuesve”, tha Dashtevski.

Ndryshe, në këto zgjedhje lokale për herë të parë votohet me pajisje për identifikim biometrik, ndërsa për këtë qëllim janë blerë 4 mijë pajisje të shpërndara në 3.480 vendvotime.

Related posts

Boçvarski: Ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë “Besa Trans – Shkup”

D V

Çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes, Ramadani: Është krijuar një klimë pozitive

Redaksia

Qytetarët lëshojnë vendin me teste falso të bëra në Tetovë?!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More