Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni/ Deri tani janë vaksinuar 428.081 qytetarë

Shkup, 13 korrik – Në pikat për vaksinim në shtet përfundimisht me dje janë vaklsinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.413 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 9.335 qytetarë. Në shtet gjithsej kanë aplikuar 676.620 doza të vaksinave, ndërsa janë rivakisnuar 248.539 qytetarë.

 

Vaksinimi, siç potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat për vaksinim në shtet. Interesi për vaksinim për çdo ditë po rritet.

Me numrat e fundit, 56 për qind e popullatës mbi 70 vjeçarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, 53 për qind nga popullata mbi 65 vjeç u vaksinua me së paku një dozë të vaksinës dhe 49 për qind të popullatës mbi 60 vjeç u vaksinua me së paku një dozë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë u apelon qytetarëve që të përfshihen në vaksinimin masiv, pasi, siç potencojnë, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin

Related posts

Shënohet 8 Dhjetori – Shën Klimenti i Ohrit

Z H

Seancë konstituive e përbërjes së re të Këshillit të Qytetit të Shkupit

Z H

Maqedoni: Opozita maqedonase sërish e bllokoi Ligjin për Shtetësinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More