Agjencia Zhurnal.mk.

Mansory e prezanton Mercedes-AMG G63 4×4 Squared me 850 kuaj/fuqi

AMG G63 4×4 Squared është modeli më ekstrem që Mercedes e shet sot, por Mansory ka një ide tërësisht tjetër se si duhet të duket kjo SUV e përshtatshme për të gjitha terrenet.

Bëhet fjalë për një projekt të quajtur Gronos 4×4, i cili është modifikuar brenda dhe jashtë dhe gjithashtu ka marrë një komplet masiv trupor me harqe rrotash dhe një kofano karboni. Edhe pse G-Class legjendar mbetet si “kuti”, pjesët e reja të trupit janë zhvilluar me fokus në efikasitetin aerodinamik.

Ndryshimet e eksterierit përfshijnë 4 fenerë shtesë mbi xhamin e përparmë, një mbulesë karboni për rrotën rezervë, ventilatorë të tjerë të ajrit, një “spoiler” çatie dhe një parakolp të pasmë. Karboni gjithashtu u përdor edhe për pasqyrat anësore, bazat e shenjave të sinjalizimit dhe haqet e rrotave, përcjell Telegrafi.

Trupi është i në dispozicion opsionalisht dhe AMG G63 4×4 Squared Mansory lëviz me rrota të cilat kanë madhësi prej 22 inçëve me goma Pirelli 325/55 R22 për të gjithë terrenin.

Pjesa e brendshme është e veshur me një kombinim me ngjyrë të bardhë dhe blu, ka një buton start/stop në tavan dhe në pjesën e pasme ka dy sedilje individuale të ndara nga një konzolë qendrore me gjatësi të plotë. Në panelet e dyerve janë vendosur qindra llamba LED për të krijuar një efekt të qiellit me yje.

E tëra kjo “paketë” nuk do kompletohej pa përmirësimin e motorit V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë e cila tani prodhon 850 kuaj fuqi dhe 1,000 njuton metër fuqi rrotulluese, teksa koha e arritjes së shpejtësisë nga 0 në 100kMh është 4.5 sekonda dhe shpejtësia maksimale shkon në 210kMh.

Mansory do të prodhojë vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli, teksa çmimi nuk është bërë ende publik. 

Related posts

Publikohet një imazh ngacmues i konceptit elektrik modular nga Lexus

D V

Franca i jep fund subvencioneve për veturat elektrike kineze

D V

Shikoni si komunikojnë Ducati dhe Lamborghini për të shmangur një aksident

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!