Agjencia Zhurnal.mk.

Manjati i kriptove humb 94% e pasurisë së tij brenda ditës

CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollarësh në fillim të kësaj jave, humbi 94% të pasurisë të tij, sipas CNN.

Kjo shënon rënien më të madhe të pasurisë që ka përjetuar ndonjëherë një miliarder brenda një dite.

Humbjet e papritura të këtyre përmasave janë të zakonshme në mesin e njerëzve më të pasur në botë, por kurrë më parë një miliarder nuk ka humbur një pjesë kaq të madhe të pasurisë së tij brenda një dite.

Themeluesi i Meta Mark Zuckerberg humbi 29 miliardë dollarë më 3 shkurt, por pasuria e tij neto vlerësohej ende në 84.3 miliardë dollarë atë ditë.

Në nëntor 2021, CEO i Tesla Elon Musk humbi 50 miliardë dollarë në dy ditë kur pyeti përdoruesit e Tëitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve në industrinë e tij të automobilave por ai mbeti njeriu më i pasur në botë deri në fund të javës.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy