Agjencia Zhurnal.mk.

MANE: “EAST GATE MALL” INVESTIM 350 MILION EURO

TË PREMTEN ZYRTARISHT HAPET QENDRA TREGTARE “EAST GATE MALL”

 

Të Premten zyrtarisht  hapet Qendra e re Tregtare “East Gate Mall”, që gjendet në vendin e Panairit të dikurshëm të Shkupit.  Sipas pritjeve të menaxhmentit të Qendrës Tregtare “East Gate Mall”, në nivel vjetor priten 12 milionë vizitorë. Me këtë investim, jo vetëm Shkupi, por e gjithë Maqedonia e Veriut do të shndërrohet në qendër kryesore tregtare të rajonit, thotë Saimir Mane.

SAIMIR MANE – PRESIDENT I “BALFIN GROUP” 

Investimi total që e kemi parashikuar është diku rreth 350 milion euro, faza e parë sapo ka përfunduar, rreth 110 milion euro, ndërkohë fazat e tjera vazhdojnë, ashtu sic ju e dini, kjo qendër tregtare ka 2 mijë vende parkimi, ka 160 mijë metër katrorë ndërtim dhe ka 58 mijë metër katrorë sipërfaqe neto të dhëna me qera, padyshim një nga qendrat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe qendra tregtare më e madhe që ne kemi ndërtuar.

Në “EAST GATE MALL’ do të përfaqësohen një numër I madh I brendeve botërore, objekte hotelerike, salla të kinemasë, kënde për fëmijë etj. Krahas vizitorëve të vendit priten edhe vizitorë të rregullt nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Greqia etj.

SAIMIR MANE – PRESIDENT I “BALFIN GROUP” 

Padyshim që do të kemi, jo vetëm qytetarë të Maqedonisë së Veriut që vizitojnë këtë qendër. Kjo është tashmë e sigurtë. Brendet që ne kemi janë unike në të njëjtën cati, e quajmë neve, kështu që padyshim do të ketë edhe nga gjithë rajoni vizitorë.

Nga “EAST GATE MALL” thonë se ky investim do të ndikojë edhe në ekonominë e vendit, me hapjen e 1.500 vendeve të punës./Klan Macedonia/

Related posts

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Arsovski: Mbështetje prej 300 milionë denarëve për 19.060 kultivues të duhanit

Z H

BERZH: Koha e duhur për investim në hekurudhën e Ballkanit Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More