Agjencia Zhurnal.mk.

Mancini: Jemi gati dhe kam pak dilema për formacionin, shpresoj që De Bruyne dhe Hazard të luajnë

Italia do të përballet në çerekfinale me Belgjikën, ndërsa përzgjedhësi italian Roberto Manccini, ka folur në konferencën për shtyp për këtë ndeshje.

 

Mancini ka folur me respekt të madh për “Djajtë e kuq” të Evropës, duke thënë se me meritë janë në vendin e parë në renditjen botërore.

“Përballemi me skuadrën më të mirë në Evropë, bashkë me Francën dhe nëse janë në krye të renditjes botërore, do të thotë që janë shumë të fortë dhe do të kërkojnë të fitojnë nesër”.

“Kam shumë respekt për Belgjikën, por duhet të bëjmë lojën tonë dhe të shohim si do të shkojë ndeshja”.

“Nuk ka më ndeshje të lehta, pasi të gjithë e panë çfarë i ndodhi Francës dhe Holandës, megjithatë do të kërkojmë fitoren”, ka thënë Mancini.

Timonieri i Italisë, ka thënë se nuk ka shumë dyshime për formacionin.

“Nuk kam shumë dyshime për formacionin, pasi të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe janë gati të bëjnë më të mirën në fushë”.

“Megjithatë vendimin final do ta marrim nesër para ndeshjes, pasi të kemi verifikuar gjendjen fizike të gjithsecilit”.

“Ndaj Austrisë e kishim parashikuar që do të ishte e vështirë, por mos harroni se bëmë 26 gjuajtje në portë dhe nuk ishim keq”, deklaroi ai.

Belgjika me shumë gjasë do të jetë pa yjet e skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard, të cilët nuk dihet nëse do të jenë një dispozicion për ndeshjen çerekfinale.

“Me Roberto Martinez jam përballur shumë herë dhe tani ai vjen si trajner i njërës prej skuadrave më të forta në botë. Është e drejtë që ta përgatisin ndeshjen në fshehtësi, pasi bëhet fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme”.

“Shpresoj që De Bruyne dhe Hazard të rikuperohen, pasi do të ishte mëkat të mungonin në një ndeshje të tillë”, ka deklaruar Mancini. 

Related posts

Ronaldo te Man City, gjithçka pritet të përfundojë brenda 24 orëve

D V

Mësohen kundërshtarët potencialë të Chelseat në Kupën e Botës për Klube

D V

Arritje historike: Maqedonia e Veriut shkon në “Play-Off” – vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More