Agjencia Zhurnal.mk.

Manchester United po përgatitë një ofertë të lartë për transferimin e Goncalo Ramos

Manchester United kërkon transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri, pasi holandezi Wout Werghost pritet të rikthehet te Burnley.

Gjgianti anglez nuk ka një sulmues qendror për sezonin e ri dhe disa emra ndodhen në listën e trajnerit holandez Erik Ten Hag.

Megjithatë objektivi kryesor i Djajve të Kuq mbetet portugezi Goncalo Ramos i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me fanellën e Benficës.

21-vjeçari në 38 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, duke qenë portugezi më në formë.

Gazetari italian Rudy Galetti ka deklaruar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 80 milionë euro në verë për transferimin e portugezit, por duket se kjo ofertë nuk do ta kënaq Benficën.

Gjiganti portugez është i vendosur që ta mbajë Goncalo Ramosin derisa të dalë një klub dhe ta paguaj klauzolën e tij prej 120 milionë eurove.

Përveç Djajve të Kuq, interesim për top sulmuesin portugez ka shfaqur edhe Juventus, Bayern Munich dhe Real Madrid. 

Related posts

Zyrtare: Fabio Cannavaro merr për herë të parë drejtimin e një skuadre në Serie A

D V

Mourinho i ka bërë tashmë të qarta ndjenjat e tij për t’u bërë trajner i Liverpoolit

D V

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky