Agjencia Zhurnal.mk.

Manastirliu publikon apelin e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv: Të gjithë pa përjashtim duhet të vaksinohen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar apelin e disa qytetarëve të shtruar në spitalin Infektiv për shkak të covid19.

“Ju lutem dëgjoni apelin për vaksinim nga qytetarët që po përballen me pasojat e covid19 në Spitalin Infektiv, në një kohë kur rreziku nga varianti i ri Omicron përbën shqetësim për të gjitha vendet dhe e vetmja mundësi për t’u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë është VAKSINIMI”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Apeli i qytetarëve të shtruar në spitalin Infektiv:

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje sepse ajo ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”

“U bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka”

“I bëj thirrje të gjithë moshës të rinjve, se 45 vjeç jam edhe më të vegjël, të vaksinohen një orë e më parë. Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy