Agjencia Zhurnal.mk.

Man. Utd zyrtarizon marrëveshjen me Sanchon

Manchester United ka zyrtarizuar marrëveshjen me anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Klubi anglez ka konfirmuar se është arritur marrëveshja në parim me klubin dhe lojtarin, derisa nënshkrimi i kontratës dhe testet mjekësore do të kryhen pasi Sancho të përfundojë Evropianin me Anglinë.

Ky transferim do t’i kushtojë Unitedit plotë 85 milionë euro.

Sancho 21-vjeçar te Dortmundi u transferua nga Manchester City katër vjet më parë për afro 8 milionë euro.

Në 104 ndeshje në Bundesligë i ka realizuar 38 gola e 51 asistime, ndërsa në Ligën e Kampionëve në 21 ndeshje i shënoi pesë gola e asistoi gjashtë herë.

𝗛𝗲𝗮𝗱𝘀 𝘂𝗽.We have agreed a deal in principle for the transfer of Jadon Sancho to United! 🔴⚪⚫More: http://manutd.co/Grl

Posted by Manchester United on Thursday, July 1, 2021

Related posts

“Nuk synuam të katër trofetë”, Guardiola justifikon veten pas eliminimit nga Carabao Cup

D V

Montella: Dua t’i sjell lumturi të gjithë Turqisë me ekipin kombëtar

Xh M

Statistikat e veçanta të Brajtonit, po “çmendin” Anglinë

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!