Agjencia Zhurnal.mk.

Man City pritet të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jack Grealish

Manchester City pritet ta testojë Aston Villan me një ofertë të parë në vlerë prej 75 milionë funtesh apo rreth 90 milionë eurosh për mesfushorin Jack Grealish.

Drejtuesit e klubit nga Etihat duan të përforcojnë edhe më tutje skuadrën pasi duan ta mbrojnë titullin në Ligën Premier dhe ta synojnë Ligën e Kampionëve.

Njëri nga objektivat më të mëdha të Cityt padyshim se është ylli anglez, Grealish.

Sipas mediumit Daily Mail, City do të bëjë ofertën e tyre të parë zyrtare për yllin e Aston Villas, Grealish, një ofertë që peshon 75 milionë funte apo rreth 90 milionë euro.

Ndërsa oferta do të ketë gjithashtu edhe bonuse, Aston Villa thuhet se do të kërkojë të paktën 100 milionë funte.

Për ta shmangur një largim në kushtet e Cityt, Villa do t’i bëjë Grealishit një ofertë të madhe prej 150 mijë funtesh në javë në përpjekje për ta bindur atë të qëndrojë.

Grealish ka qenë një objektiv afatgjatë për Cityn, pasi ka bërë përshtypje në Ligën Premier gjatë dy sezoneve të fundit.

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy