Agjencia Zhurnal.mk.

Man City ka gati alternativën për Bernardo Silva

Bernardo Silva vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City.

 

Ylli portugez gjatë kësaj merkatoje është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, por zërat janë shuar me insistimin e Frenkie de Jong për të mos lënë ‘Camp Nou’.

Gjithsesi, Manchester City po merr të gjitha masat për të qenë gati, në rast se Bernardo largohet.

Sipas ‘L’Equipe’, Lucas Paqueta është i përzgjedhuri i ‘Citizens’ për të zëvendësuar Bernardon.

Paqueta është i hapur për t’u larguar nga Olympique Lyon, por ofertat për të kanë munguar si pasojë e kërkesave të lartë të skuadrës franceze.

Kujtojmë se Arsenal ishte një nga skuadrat që lidhej me transferimin e mundshëm të brazilianit Paqueta.

Related posts

​Koke: Jam krenar me skuadrën time, ata vetëm hidheshin në tokë

Xh M

Formacionet e mundshme: Inter – Sheriff Tiraspol

D V

“Duhet t’i fitojmë tetë ndeshjet”, Guardiola flet rreth garës për titull me Liverpoolin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More