Të shtunë zhvillohet ndeshja e xhiros së 22-të Superligës ndërmjet Llapit dhe Malishevës.
Dueli në “Zahir Pajaziti” ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, Llapi kërkon të mbajë hapin në luftë për titull, ndërsa Malisheva të largohet nga zona e rënes nga elita, shkruan Gazeta Olle.
Para kësaj përballje, skuadra e inkuadruar në Superligë ka publikuar një video të ndeshjes së parë kundër Llapit në këtë edicion.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katërt, i kishte takuar skuadrës së Arsim Thaqit, të cilët mposhtën Llapin më 15 shtator 2021, me rezultat të thellë 3-0, në cilësinë e mysafirit.
Torvioll Stullqaku kishte shënuar dy gola (57′ dhe 59′), teksa në fund të takimit fitoren e thellë e kishte vulosur Marc Olivier në minutën e 95-të.
Malisheva ka publikuar videon e golave të kësaj ndeshje, pikërisht një ditë para duelit me Llapin.
Kujtojmë se në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Liman Gegaj”, Llapi kishte triumfuar me rezultat minimal 1-0, me autogolin e Ardian Hotit.
Nesër pritet të jetë ndeshje edhe më e nxehtë, pasi për të dy skuadrat me objektiva të ndryshme, pikët kanë rëndësi jetike.
/Gazeta Olle/