Agjencia Zhurnal.mk.

Malisheva paralajmëron përforcime në janar, synojnë lojtarë me “nam”

 

Tani koha është për skuadrat që duan të shfrytëzojnë pushimin prej rreth dy muajve për të sjellur freski brenda për brenda ekipit.

KF Malisheva skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi në një prononcim për Demokracia.com ka paralajmëruar se skuadra që ai drejton do të përforcohet në merkaton e dimrit.

Thaqi theksoi se pozita tabelore e Malishevës pas stinorit vjeshtor i “detyron” ata të “përvjelin mëngët” dhe të nisin punën për të sjell figura të reja në “Liman Gegaj”.

Trajneri Thaqi potencoi se Malisheva pritet të përforcohet me futbollistë që kanë përvojë në futbollin e Kosovës, gjegjësisht në kampionatin elitar.

“Po pritet të kemi përforcime. Deri në fund të javës e kemi një takim me klubin edhe normalisht duhet të planifikojmë për stinorin pranveror. Kuptohet se ne edhe ashtu kemi pak lojtarë të ri, lojtarë që nuk kanë pasur eksperiencë të mjaftueshme në Superligë. Vetë pozita tabelore nuk na jep siguri të mjaftueshme për me fillu stinorin tjetër me këtë nivel. Pritet që ditët në vazhdim pas takimit me klubin ta shikojmë mundësinë të përforcohemi dhe cilët janë lojtarët që duhet t’i sjellim te Malisheva. Kuptohet se ata lojtarë që vijnë duhet të jenë me eksperiencë dhe shumë cilësor në Superligën e Kosovës”, u shpreh trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi.

I pari i shtabit teknik të Malishevës gjithashtu tha se klubi po mendon edhe për fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa pohoi se në mesin e dy opsioneve, njëra nga to është qyteti bregdetar turk, Antalia.

Malisheva pas 18 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 19 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë, vetëm një pikë larg pozitës së barazhit.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy