Agjencia Zhurnal.mk.

Malisheva arrin marrëveshje me dy trajnerë

Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerët Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli.

Tershani është trajner kondicional ndërsa Kadriolli është trajner i portierëve, shkruan Gazeta Olle.

Të dy trajnerët vijnë tek Malisheva me një përvojë mjaft të madhe pas vetes.


Njoftimi i plotë nga FC Malisheva: 

Transferimi i trajnerëve Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli

Klubi konfirmon se ka arritë marrëveshje me trajnerët Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli. Arsimi është trajner kondicional ndërsa Diamanti është trajner i portierëve.

Arsim Tershani ka të kryera studimet Postdiplomike – master në Universitetin “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, po ashtu ka kualifikime adekuate për trajnerë futbolli në kuadër të FFK:

Trajner futbolli – Grupmosha të reja – Shkalla e parë
UEFA C Licence
FSHF – UEFA – Përgatitës Atletik

Në sferën profesionale ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe shpresojmë që përvoja e tij do bëj ndyshimin edhe në klubin tonë.

K.F. Kosova e Vushtrris – Trajner Kondicional
K.F. Ferizaj – Trajner Kondicional
K.F. Gjilani – Ndihmëstrajner – trajner kondicional
K.F. Drita – Trajner kondicional
K.F. Ferizaj – Trajner kondicional
K.F. Flamurtari – Prishtinë – Trajner kondicional
FC Ballkani – Suharekë – Trajner kondicional
KF Ulpiana – Lipjan – Trajner kondicional
KF Arbëria – Lipjan – Trajner Kondicional

Diamant Kadriolli Karrierën e tij sportive e filloi si futbollist për të ndjekur më pas karrierën si trajner.

Karriera e tij si futbollist professional:

KF Ulpiana
KF Feronikeli
KF Drenica

Si futbollist, të arriturat e Diamantit janë kulminante:

1. Fitues i : Superliges së Kosovës (Football Superleague of Kosovo )
2. Fitues i : Kupes së Kosovës ( Kosovar Cup or Digitalb Cup of Kosovo )
3. Fitues i : Super Kupes së Kosovës ( Kosovo SuperCup )
4. Fitues i : Kupes së Pavarësisë ( FSHF Independence Cup )

Ndërsa si trajner fillimisht ishte i angazhuar te KF Ulpiana dhe edicionin e fundit ishte te KF Arberia.

Të lumtur që Arsimi dhe Diamanti janë tashmë pjesë e klubit tonë, ne u dëshirojmë mirëseardhje dhe ju urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në jetën personale.

#FcMalisheva


/Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski: Proceset që janë me rëndësi strategjike nuk mund të jenë lëndë e shantazhimit

Z.H

Radev: Nuk varet nga Bullgaria, por nga vetë RMV-ja nëse do të fillojë negociatat me BE-në

Redaksia

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More