Malisheva ka aranzhuar ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Rahovecin, shkruan Gazeta Olle.
Takimi do të zhvillohet sot (e shtune), me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të dy ekipet e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri në futbollin kosovar.
Malisheva në dy ndeshjet e para ka arritur një fitore dhe një barazim, duke u renditur e para në tabelën e Superligës.
Në anën tjetër, Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë në Grupin A të Ligës së Parë.
/Gazeta Olle/