Agjencia Zhurnal.mk.

Maksim Dimitrievski kandidat i pavarur në Kumanovë?

Kumanovë, 27 gusht – Kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski sot pritet të bëjë publike kandidimin e tij të sërishëm në Kumanovë, mirëpo këtë radhë si duket nuk mund të presë për një vendim nga partia, dhe ka vendosur të garojë si i pavarur, shkruan Zhurnal.

 

Agjencia e lajmeve Zhurnal kërkoi prononcim edhe nga partia edhe nga zyra e Dimitrievskit, ndërsa lajmin nuk e mohuan nga asnjëra palë.

Bogdana Kuzeska zëdhënëse e LSDM-së, për Zhurnal u shpreh se gjatë ditës LSDM do të dalë me qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje ndërsa sa i përket kandidatëve të mundshëm që kanë ngelur për t’u publikuar, do të meret vendim deri në fund të muajit.

“Hap pas hapi i publikojmë kandidatët për kryetarë komune, deri në fund të muajit duhet të finalizohen të gjithë në përputhje me anketat që i bëjmë”, deklaroi Kuzeska për Zhurnal.

Nga ana tjetër nga zyra e kryetarit aktual të Kumanovës Maksim Dimitrievski, u shprehën se kryetari do të ketë konferencë për media pas orës 12 ndërsa për më tepër nuk mund të japin detaje.

Konferenca për media me shumë mundësi do të jetë për konfirmimin e kandidimit të tij si kryetar i pavarur për Kumanovën.//Zhurnal.mk

Related posts

Klinika për Sëmundje Infektive përgënjeshtron se në spitalin modular ka ndodhur avari

D V

Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

R Zh

Zaev: Në Tetovë LSDM do të mbështesë LSDM-në! Me shumë gjasa zgjedhje më 31 tetor, reagon DPMNE: Shkelet Kushtetuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More