Agjencia Zhurnal.mk.

Makron përsëri mbështetë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 6 tetor – Presidenti i Francës, Emanuel Makron, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e Francës për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

 

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fesjbuk.

“Dita e sotme shënon fillimin e një bashkëpunimi më intensiv në nivel të Evropës si kontinent, por edhe më gjerë, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Bujar Osmani dhe Lupço Nikolovski, të cilët sot në Pragë me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharll Mishell dhe kryeministrit çek Petr Fiala marrin pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian. Në forum marrin pjesë liderët e 44 vendeve – 27 anëtarët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula don der Lajen.

Siç njoftoi më parë kryeministri Kovacevski në Fejsbuk, fokusi i seancave të sotme me liderët në Evropë është ekonomia, energjia, siguria, mbrojtja e mjedisit, por më e rëndësishmja bashkimi për të zbutur pasojat e krizës më të madhe në botë që kujtojmë në historinë e re.

“Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat e mungesës së energjisë dhe ushqimit”, tha Kovaçevski në publikimin.

Related posts

“Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”: Ajri i pastër në rajon shkakton mbi 30.000 vdekje të parakohshme

Z.H

Në tre mujorin e tretë nga numri i lindjeve kryesojnë Tetova, Saraji dhe Çairi

Xh M

Kompanitë frymojnë “në verza”, kërkojnë aktivizimin e rezervave të mallrave

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More