Agjencia Zhurnal.mk.

Makron na ka borxh për Maqedoninë, ndaj le të na ndihmojë me veton holandeze për Shengenin

Sofje, 4 Dhjetor – Stuhi indinjate në Bullgari shkaktoi mosmiratimi i Holandës për hyrjen e vendit në Shengen, pavarësisht dritës jeshile për Rumaninë dhe Kroacinë, dhe në “përballjen” me “Evropën koloniale” e përfshiu Maqedoninë edhe eksperti Petar Kicashki.

“Hollanda nuk na vë veton për asgjë tjetër, por për të garantuar monopolin e porteve të saj në përpunimin e ngarkesave. Ndarja jonë nga Rumania nuk është as më shumë e as më pak se një poshtërim i hapur. Ne ruajmë kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk po e bëjmë më keq dhe nëse shikojmë të dhënat për trafikun e drogës në Roterdam, duket qartë se po e bëjmë më mirë se vetë Holanda.

Bullgaria duhet të hyjë në Shengen dhe nëse Holanda e lejon veten të na trajtojë si qytetarë evropianë të kategorisë së dytë, atëherë duhet t’u tregojmë atyre se jemi të barabar me ta. Holanda nuk është shefi ynë.

Së pari, për t’i dorëzuar një notë proteste ambasadorit holandez të hënën.

Së dyti, ambasadori ynë atje duhet të kthehet në Sofje për konsultime.

Së treti, Bullgaria duhet të bllokojë çdo propozim holandez duke vënë veton ndaj tij. Për çdo gjë.

Së katërti, Bullgaria duhet të përdorë të gjitha kanalet diplomatike për të bërë presion mbi Holandën. Le të kërkojmë ‘mikun Macron’ që na ka borxh pas zhurmës për Maqedoninë e Veriut dhe t’i kërkojmë ndërmjetësim dhe përfaqësim për ne. Dhe nuk është i vetmi që na ka borxh.

Së pesti, presidenti duhet të fillojë konsultimet urgjente me liderët e tjerë evropianë, si dhe të kërkojë një takim të drejtpërdrejtë të nivelit të lartë me sundimtarët holandezë.

Ky duhet të jetë vetëm fillimi.

Bullgaria nuk është për t’u hedhur poshtë. Bullgaria nuk është anëtare e dorës së dytë të BE-së.

Qytetarët bullgarë nuk janë personeli i shërbimit të Evropës së vetë-harruar koloniale. Nëse në Amsterdam, Paris apo Berlin mendojnë ndryshe, duhet t’u tregojmë se e kanë gabim. Nuk mund të ketë kompromis për këtë çështje. Asnjë!”, “bubullon” në Facebook juristi, aktivist i të drejtave të njeriut, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politikë Moderne dhe që nga viti 2017 anëtar i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Related posts

Vjen reagimi i Gjilanit pasi Lushtaku e fyeu në baza racore Elton Calen

Redaksia

Zëvendës ambasadori zviceran vizitoi Kodrën e Diellit

Xh M

Liria transferon dhjetë futbollistë, kryetari Krasniqi: Qëllimi dhe synimi ynë dihet qartë – kthimi në Superligë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More