Agjencia Zhurnal.mk.

Makraduli: Kah fundi i muajit të gjitha shërbimet do të jenë në dispozicion në sportelet e Postës

Shkup, 19 korrik – Të gjitha shërbimet financiare do të jenë të qasshme tek 300 sportelet e Postës së Maqedonisë të Veriut në të gjithë vendin deri në fund të këtij muaji, paralajmëroi sot drejtori i Përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” Jani Makraduli.

 

“Këtë mëngjes kemi pasur bisedime përfundimtare me bankën që ofron shërbimet dhe deri në fund të këtij muaji të gjitha shërbimet për qytetarët do të jenë në dispozicion. Kemi rreth 40 shërbime që janë nën marrëveshjen e nënshkruar me “Halk Bank”, përfshirë pensionet deri në shtëpi”, tha Makraduli në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas një vizite pune në Postën EPM 1013 në Shuto Orizare.

Ai theksoi se përveç pagesës së vendosur tashmë me formularin PP 30 për shfrytëzuesit e buxhetit, këto ditë ajo do të fillojë të funksionojë me PP 10.

“Në disa faza, të gjitha pagesat do të fillojnë, duke përfshirë shfrytëzuesit jo-buxhetorë siç janë pagesa për kopshtet e fëmijëve, shkollat, … Të gjitha do të jenë në dispozicion në një periudhë të shkurtër”, specifikoi Makraduli.

Related posts

Bytyqi: Duhet të përgatitemi për të enjten, s’di nëse do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit

Redaksia

Izet Mexhiti uron 28 Nëntorin

Redaksia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More