Agjencia Zhurnal.mk.

Makinat e vjetra, ndotësit kryesor të mjedisit në Shqipëri

Numri i automjeteve në Shqipëri është rritur në mbi 711 mijë dhe rritja e çmimit të karburantit nuk duket se e ka penguar qarkullimin e tyre.

 

Sipas Euronews Albania, 20 për qind e automjeteve janë importuar gjatë 3 viteve të fundit, kryesisht nga Gjermania e Italia, që do të thotë se shqiptarët shtuan blerjen e makinave gjatë pandemisë.

73 për qind e tyre punojnë me naftë, ndërsa makinat që përdorin benzinë janë katër herë më pak. Makinat që mbizotërojnë janë ato të para vitit 2005.

Një makinë me karburant prodhon mbi 560 gramë CO2 për kilometër. Të gjithë makinat e Shqipërisë të marra bashkë, prodhojnë 398 ton dioksid karboni, ndërkohë që një ton dioksid karboni është i barabartë me një top gjigand me diametër 10 metër.

Specialistja e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Ernisa Caka thotë se ndotësit kryesor në Shqipëri janë makinat.

Pavarësisht markave të shtrenjta, mbi 60% e makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar para vitit 2005. Vetëm 4% janë prodhuar në 7 vitet e fundit. Ndër to as 1% nuk janë elektrike.

Janë kryesisht kompanitë e mëdha apo të taksive ato që kanë futur në vend makinat elektrike. Sara Shehu, menaxhere shitjesh në Vodafone, përdor një të tillë. “E karikoj një herë në javë dhe eci mbi 200 km”, tregoi Sara.

Karikuesit në rrugë funksionojnë kryesisht me kartën e kompanisë që i ka vendosur. Ato publikë janë të paktë dhe të përqendruar kryesisht në Tiranë.

Bashkimi Evropian synon të ndalojë shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2035 duke nxitur prodhimin edhe përdorimin e makinave elektrike. Ndërkohë që shitja e tyre shënoi rekord vitin e shkuar.

Related posts

Gjendet e mbytur në lumë, dërgohet për ekspertizë

Xh M

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndihen edhe tek ne

Xh M

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More