Agjencia Zhurnal.mk.

Majk paralajmëron këngën “Viking”, publikohet të enjten

Artisti i mirënjohur shqiptar, Majk prej ditësh ka nisur paralajmërimin e këngës së re.

Në disa postime në llogarinë e tij në Instagram, ai ka njoftuar se është drejt realizmit të një kënge, ku ai shfaqet më ndryshe se në projektet e mëparshme.

Në skenat e videoklipit, Majk shihet i veshur si kalorës ndërsa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.

Ndërkohë, së fundmi autori i “Dashni” ka zbuluar detaje të reja sa i përket lansimit të këngës që mban titullin “Viking”.

Sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit, Majk njoftoi se projekti publikohet të enjten, më 19 tetor.

“19 tetor, e enjte, ora 18:00”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë që ky projekt i tij vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm më DJ PM, DJ Dagz, Lumi B dhe Zaza “Sevdali”. 

Related posts

Adriana Lima zgjedh një pamje natyrale teksa rikthehet në tapetin e kuq në Mynih, pasi bëri bujë me paraqitjen në premierën e ‘Hunger Games’

D V

Gani Gërmia, Bucit: Më gënjeshtar, më i pabesë se ti nuk ka

D V

Abbey Clancy sjell fotografi të mrekullueshme para se të shkonte në “British Fashion Awards”

D V