Agjencia Zhurnal.mk.

Maguire: Kemi zhgënjyer trajnerin e fansat, por besojmë ende te titulli

Pas makthit që përjetoi një javë më parë në “Old Trafford”, ku u mposht 0-5 nga Liverpooli, Manchester United do të provojë të reagojë në transfertën londineze ndaj Tottenhamit.

 

Kapiteni i “djajve të kuq”, Marry Magiure doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes, ku u rikthye të flasë për disfatën ndaj Liverpoolit dhe deklaroi se ai dhe shokët e tij kanë zhgënjyer drejtuesit, trajnerin dhe mbi të gjitha fansat.

“Ne si futbollistë zhgënjyem drejtuesit, trajnerin Solskjaer dhe mbi të gjitha tifozët tanë, me paraqitjen tonë ndaj Liverpoolit, ndaj më vjen shumë keq për këtë. Megjithatë dua t’u siguroj të gjithëve se ne po punojmë shumë ,që ndeshje si ajo e të dielës së kaluar të mos përsëriten më asnjëherë”, u shpreh kapiteni i “djajve të kuq”.

Humbja ndaj “the reds” ka lënë Man. United shumë mbrapa në garën për titullin kampion, megjithatë Maguire nuk dorëzohet, pasi thekson se ka ende edhe shumë ndeshje, të mjaftueshme për të rikuperuar ndaj rivalëve.

“Ne kemi shumë futbollistë të mëdhenj e liderë në dhomat e zhveshjes, të cilët japin kontributin e tyre për të dalë nga kjo situatë. Nuk do të vuajmë, përkundrazi kemi nxjerrë mësimet e duhura dhe jemi gati të tregojmë anën tonë më të mirë. Është ende herët për titullin kampion, por unë besoj se Manchester United do të luftojë deri në fund, pasi ka ende edhe shumë javë, të mjaftueshme për të rikuperuar distancën me rivalët”, u shpreh Maguire.

Related posts

Joakim Maehle, zbulimi i madh i EURO 2020: Donte ta linte futbollin, sot kushton tri herë më shumë se sa që u ble nga Atalanta

D V

Sevilla ka frikë se Man Utd do të përmbushë klauzolën e blerjes së Kounde

D V

Chivu rikthehet në Inter

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More