Agjencia Zhurnal.mk.

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është mysafiri i parë që pret kancelarja gjermane në Berlin

 

Pamje të tilla kishim kohë që nuk i kishim parë në Berlin: Kancelarja gjermane Angela Merkel priti të premten, 18.06. 21, jo virtualisht, por fizikisht, në Berlin presidentin francez, Emmanuel Macron. Dy krerët e shteteve thanë në konferencën e përbashkët të shtypit  para takimit se do të bisedojnë gjatë darkës për shumë tema në prag të samitit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet në datat 24 dhe 25 qershor 2021 në Bruksel.

Temat kryesore janë Turqia dhe Rusia, marrëdhëniet e BE-së me të cilat kanë filluar të zbuten ngapak pas vizitës së presidentit Biden në Bruksel dhe takimit të tij me presidentin Putin në Gjenevë. Por edhe përballja me variacionin e ri të koronës, delta, që po përhapet me shpejtësi në Evropë do të jenë temë e bisedës.

Related posts

Të paktën 31 të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Nju Jork

D V

Çfarë fshihet pas tensioneve Kinë-Tajvan?

Xh M

Çfarë po ndodh në Danimarkë, pas shfuqizimit të masave kundër COVID-19 – po mendojnë rikthimin e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More