Agjencia Zhurnal.mk.

Macron: Askush s’po e mendon një fund të luftës në javët apo muajt e ardhshëm

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi të martën se “Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën”.

“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të ruhen për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj: Askush nuk po e mendon fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm, transmeton rtv21.tv.

Ai shprehu shpresën se një “dalje mund të arrihet në fund të vitit”, por “vetëm me sigurinë se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë”.

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një “shtet që sponsorizon terrorizmin”.

Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një “krim lufte”.

Related posts

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

Xh M

Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës

Xh M

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy