Agjencia Zhurnal.mk.

LVV në Dragash përshëndet fitoren e LDK-së, njofton se do të bashkëqeverisin në këtë komunë

LVV qendra në Dragash thotë se pasi nuk arritën të futeshin në balotazh, vendosën të mbështesin në balotazh kandidatin e LDK-së për të ndryshuar qeverisjen disavjeçare të PDK-së në këtë komunë.

 

“Duke parë nevojën e madhe për ndryshim, por fillimisht për të ndaluar të keqen shumëvjeçare në komunë, qendra jonë, në konsultim me organet e Lëvizjes, ka mbështetur zyrtarisht kandidatin e Lidhjes Demokratike, tashmë kryetarin e ri të zgjedhur të Sharrit, z.Bexhet Xheladini për çka jemi deklaruar edhe publikisht”.

“Tash kur është kuptuar rezultati preliminar për garën e balotazhit dhe me vendimin tonë që të jemi në koalicion, theksojmë se jo vetëm që jemi përkujdesur që të ndalet keqqeverisja, por do të kujdesemi që edhe qeverisja e re të jetë mirëfilli e re dhe në përputhje me vullnetin qytetar të jetë e drejtë dhe në shërbim të qytetarëve”.

LVV thotë se zotimet e dhëna në fushatë do t’i shtyjnë përpara në qeverisje.

“Ditëve në vijim do të njoftojmë opinionin publik në lidhje me detajet e bashkëpunimit në Komunën e Sharrit”, thuhet tutje në njoftimin e LVV-së.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=351307076750129&id=107178131163026

Related posts

Një 22-vjeçare nga Gjilani vdiq si pasojë e COVID-19

D V

Në Kosovë 426 gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave kundër COVID-19

N E

KQZ: Partit politike të nominojnë persona të vaksinuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More