Agjencia Zhurnal.mk.

LVV demanton Ruzhdi Shehun: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në në Junik

Lëvizje Vetëvendosje ka mohuar se kanë bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Junik.

 

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë për Telegrafin se as organet lokale as ato qendrore nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje.

“Organet e LVV-së, as ato lokale e as ato qendrore, nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje ashtu siç parashihet me rregulloret tona. Andaj nuk ka asnjë marrëveshje”, tha Manxhuka.

Ndryshe, kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka deklaruar se është nënshkruar koalicioni LDK-LVV në këtë komunë.

“LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës”, ka shkruar Shehu.

Tutje tha se ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.

“Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut”.

“Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik”, shkroi Shehu. 

Related posts

Ministri Mehaj merr mbështetje nga SHBA-të për anëtarësim në Partneritetin për Paqe dhe blerje ushtarake përmes FMS

D V

Krahë për krahë në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

D V

Kurti flet pas takimit me Lajçak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More