Agjencia Zhurnal.mk.

LVV-AAK koalicion në Kamenicë për garën e balotazhit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që të mbështesë në balotazhin e 14 nëntorit, kandidatin e LVV-së për kryetar të kësaj komune, Kadri Rahimaj.

 

Lajmin e bëri publik nëpërmjet Facebookut, Faton Jakupi, i cili në zgjedhjet e 17 nëntorit garoi për të parin e komunës nga radhët e AAK-së.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë, duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garën e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.

Bashkë dhe ndershëm!”, ka njoftuar Jakupi.

Në zgjedhjet për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj nga LVV kanë shkuar në balotazh.

Kastrati në raundin e parë ka marrë rreth 350 vota më shumë se Rahimaj.

Faton Jakupi nga AAK është renditur i katërti me 2,076 vota.

Related posts

Dhuna në familje një dukuri në rritje, brenda tetë muajve në polici u raportuan mbi 1 mijë e 500 raste

D V

Kryeministri kroat arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

D V

Pas raportit të IKSHPK-së reagon KRU Hidrodrini, kërkon sqarime shtesë për mostrat e ujit që janë marrë për analiza

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More