Agjencia Zhurnal.mk.

Luzi i uron fitoren e merituar Ballkanit, tregon ku gaboi skuadra e tij

Dukagjini është mposhtur nga Ballkani me rezultat të thellë 4-1, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.

Për klinasit, ishte ky një fillim i hidhur i stinorit pranveror në udhëtimin e tyre në Suharekë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Dukagjinit sot ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit, Artan Luzi, pasi Armend Dallku është i dënuar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor.

Luzi në prononcimin e tij pas ndeshjes pranoi se fitorja e Ballkanit ishte e merituar, duke shpresuar në përmirësimin e gabimeve të skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.

“I uroj fitoren e merituar Ballkanit, ka dominuar në gjithë ndeshjen. Ne në fazën defensive kemi bërë gabime individuale dhe ekipore. Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime”, ka thënë Luzi.

Dukagjini në javën e ardhshme e pret në shtëpi Drenicën, teksa Ballkani do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Prishtina. /Gazeta Olle/

 

Related posts

Joveski: Procedime të paligjshme nuk do të tolerojë

Xh M

Edmond Rugova zbulon kushtin e veçantë të Xherdan Shaqirit për t’iu bashkuar Kosovës!

Redaksia

Ballkani Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More