Agjencia Zhurnal.mk.

Lushtaku: Munishi ka qenë dirigjent dhe asistues i gjyqtarit kryesor që nga minuta e parë

Gjilani ka arritur fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku është prononcuar për media, ku ka folur për ndeshjen në përgjithësi.

“Një dedikim për Ismet Munishin, i cili ka qenë dirigjent shumë i mirë dhe asistues i gjyqtarit kryesor që nga minuta e parë, e përgëzojë për këtë”.

“Mendoj që në pjesën e parë ishim të barabartë, një penallti e dyshimt për skuadrën tonë dhe rasti i Kreshnik Ukës në minutat e fundit të pjesës së parë na penalizuan”.

“U torhoqën në pjesën e dytë për të vazhduar më pas me kundërsulme, por nuk ka funksionoi. Morëm dy gola të cilët nuk është dashur t’i marrim”.

“Pavarësisht rezultatit, koha nuk na mjaftoi që të rikthejmë rezultatin. Bisedova me Ukën dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë. Një lëndim të tillë e kishte edhe më herët”, ka thënë Lushtaku për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Related posts

Konferenca “Shkathtësi për vende të ardhshme të punës”

Z.H

Bilall Kasami: Në Tetovë shkojmë në raundin e dytë me Teuta Arifin

Redaksia

Zyrtare: Afrim Tovërlani emërohet trajner i Përfaqësueses së Kosovës U21

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More