Agjencia Zhurnal.mk.

Lushtaku: Luajtëm dobët, Ulpiana na shënoi tre gola nga gabimet tona

Drenica ka pësuar humbjen e 10-të këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderaj u mposhtën në udhëtim nga Ulpiana me rezultat 3-1.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij kishte udhëtuar në Lipjan për rezultat pozitiv, por që luajtën dobët dhe humbën takimin.

“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, por sot kemi pasur një paraqitje të dobët. Nuk jam i kënaqur me mënyrën e lojës që kemi luajtur”.

“Kemi pasur shumë gabime në pasime dhe në mbulim të kundërshtarit, ishim shumë të ngathët”.

“Mendoj që Ulpiana e ka fituar ndeshjen me mirët. E ka dashur fitoren më shumë, ka vrapuar më shumë”, u shpreh Lushtaku.

Tutje trajneri i Drenicës tha se kur skuadra nuk luan mirë, gjithmonë pëson humbje.

“Kur ekipi nuk luan mirë, pëson. Ne sot nuk kemi mundur ta aplikojmë lojën tonë. Ky terren është i mirë dhe na mundëson të luajmë bukur, pasi kemi lojtar të mirë të cilët janë të rrezikshëm dhe luajnë mirë me kombinime. Ulpiana, të gjitha golat që i ka shënuar, i ka shënuar me gabime tona. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Lushtaku. /Gazeta Olle/

Related posts

Xhaferi në takim me anëtarët e Grupit të punës KOELA

Xh M

Natë për t’u harruar nga Llapi, mposhtet me rezultat të pastër nga Buducnosti

Redaksia

Sot protesta në Shkup, bllokohen disa rrugë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More