Agjencia Zhurnal.mk.

Lushtaku flet për rezultatet pozitive, objektivat, rivalët e titullit dhe konfirmon përforcimet e radhës

Me kryesi të re dhe ardhjen në krye te Tahir Lushtakut, Drenica është bërë një ‘arrë’ e fortë për rivalët e tjerë, shkruan lajmi.net.

Pas tetë xhirove, skuadra nga Skenderaj renditët në pozitën e dytë në tabelë, vetëm dy pikë prapa liderit Ballkani.

Për këto rezultate pozitive, trajneri Tahir Lushtaku ka folur për lajmi.net. Ai fillimisht tregoi se janë betuar me lojtarët që të punojnë sa më shumë për arritjen e objektivave.

“Normalisht, që nga dita e parë i kemi marrë të gjitha situatat me përgjegjësi të plotë dhe djemtë bashkëpunojnë me stafin dhe jemi betuar që do punojmë shumë hap pas hapi sepse vetëm me punë, disiplinë dhe angazhim realizohen dëshirat, objektivat dhe puna që paguhet me rezultate pozitive”.

Lushtaku tutje konfirmoi se nuk i ka pritur këto rezultate, por beson që nëse do kishin pak më shumë fat do kishin më shumë pikë të tubuara.

“Realisht nëse i shikojmë klubet që janë përforcuar shumë dhe disa klube që janë pjesë e Superligës, ndoshta nuk i kemi menduar që do jemi në këtë pozitë ku jemi. Kemi besuar në vetë veten, futbollistë dhe rezultate. Ndonjëherë nuk mund t’i parashikosh objektivat, por jemi në fillim të mbarë, jemi në situatë që kemi menduar edhe pse ndoshta nuk kemi menduar që jemi në pozitën e dytë, por gjithsesi kemi besuar që do jemi në pjesën e epërme të tabelës. Pikët e kemi marrë me punë dhe meritë edhe pse me pak fat do kishim marrë më shumë, por ky është futbolli”.

Tekniku drenicas u shpreh se nëse vazhdojnë me rezultate pozitive, atëherë objektivi duhet të jetë dalja në Evropë përmes Kupës së Kosovës, ose kampionatit.

“Ne i marrim ndeshjet një nga një dhe në bazë të rezultateve do shohim objektivin. Nëse vazhdojmë atëherë objektivi do jetë një vend në Evropë, qoftë përmes Kupës dhe pse nuk kemi në kampionat ndonjë ngarkesë nga kryesia që gjithqysh të dalim në Evropë, por nëse jepet mundësia pse jo edhe përmes tri vendeve të para. Do jetë kampionat i vështirë sepse klubet kanë fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe neve ende na duhen disa futbollistë që të arrihen objektivat”.

Por, kush është kandidat për titull sipas Lushtakut? Kryetrajneri i skuadrës nga Skenderaj deklaroi se deri me tani asnjë skuadër nuk e ka bindur.

“Deri tani nuk është ndonjë ekip që na bind të gjithëve, me përjashtim të kësaj top katërshe që ka investuar shumë, ka financa jashtëzakonisht të lartë dhe një fond të mirë të lojtarëve, pra Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina, por nuk do të thotë që kanë investuar dhe kanë lojtarë mund të arrijnë objektiva. Titulli fitohet me punë, rezultate në fushë. Për momentin nuk është ndonjë ekip që më bind, sa i përket titullit”.

Lushtaku foli edhe për ndeshjen e xhiros së tetë ndaj Ballkanit, kur ishin duke fituar 2-0, por pastaj e pësuan 3-2, duke e cilësuar si një ndeshje që ndodh njëherë brenda 7-8 viteve.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit, nga 2-0 në 2-3, ka qenë një ndeshje që ndodh njëherë në 7-8 vite, shpresoj që të jetë kampionat i rregullt, të luhet futboll i pastër dhe të mos kalkulime se herave të tjera. Pra kush do që të bëhet kampion, të jetë me meritë, rezultate dhe punë”.

Në fund, Lushtaku konfirmoi që në verë do mundohen të transferojnë tre futbollistë, që të kenë më të lehtë realizimin e objektivit.

“Kemi nevojë për futbollistë në çdo repart. Kemi nisur të punojmë për pranverë, që të gjejmë tre futbollistë që na përshtaten edhe pse e dimë që është afat i varfër. Duam t’i biem tre futbollistë që të na ndihmojnë”.

Kujtojmë, se pas tetë xhirove të para, Drenica mban pozitën e dytë me 14 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, derisa ka shënuar 10 gola dhe pësuar nëntë sosh.

Related posts

Tahir Batatina para përballjes me Dukagjinin, ka një thirrje për Legjendat

Redaksia

Kosova e mban seancën stërvitore para miqësores me Armeninë

Redaksia

Incident verbal pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More