Agjencia Zhurnal.mk.

Lushtaku flet pas barazimit me Prishtinës, ka një kërkesë për sulmuesin Kastriot Rexha

Drenica ka barazuar pa gola ndaj Prishtinës, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, shkruan Gazeta Olle.

Lushtaku tha se ekipi tij dominoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën theksoi se Prishtina ishte më e mirë për një nuancë.

Ai gjithashtu tha se pret që Kastriot Rexha t’i përshtatet sa më shpejtë lojës së kuqezinjve.

“Në pjesën e parë kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar disa raste. Por ndoshta situata e ndeshjes ndryshoi në pjesë ne dytë dhe ndikuan mungesat. Ne jemi skuadër që luajmë shumë pak me harkime dhe Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë. Do të punojmë gjatë javës që Kastrioti në disa situata të na përshtatet, pasi kemi vështirësi në lojën në ajër”, ka thënë Lushtau.

Drenica është në vendin e pestë me 28 pikë, kurse një pozitë më poshtë me tri pikë më pak është Prishtina.

/Gazeta Olle/

Related posts

Geodetët kundërshtojnë Tunxhevin: Rritjet e çmimeve në Kadastër nuk janë deri në 30 për qind

Xh M

ASH: Avokati i BDI-së ju bën presion mësimdhënësve, duke keqpërdorur fëmijët

Redaksia

Sanohen dëmet nga vërshimet e mbrëmshme në Tetovë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More