Agjencia Zhurnal.mk.

Lumezi dhe ambasadori Kolly diskutojnë për vazhdimin e partneritetit në sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka biseduar mbi procesin e reformave legjislative dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta, me theks të veçantë atë kundër korrupsionit në Kosovë, i njohur si SAEK-III.

 

Lumezi njoftoi ambasadorin Kolly për funksionimin, të arriturat dhe sfidat e sistemit prokurorial, për progresin në fushën e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për çështjet thelbësore me të cilat po përballen, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa, ambasadori Kolly ka shprehur mbështetjen e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar institucionin e Prokurorit të Shtetit në fusha të ndryshme.

Kryeprokurori i Shtetit falënderoi ambasadorin e Zvicrës për vizitën dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial, duke e vlerësuar lart mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për Republikën e Kosovës, veçmas për sistemin e drejtësisë.

Related posts

Supremja refuzon përsëri ankesën e Rufki Sumës, Hani i Elezit nuk shkon në rivotim

Z H

Senati amerikan konfirmon emërimin e Jeffrey M. Hovenier ambasador të SHBA-së në Kosovë

D V

LVV demanton Ruzhdi Shehun: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në në Junik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More