Agjencia Zhurnal.mk.

Lukashenko urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë

Alyaksandr Lukashenko, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, tha se ka urdhëruar mbylljen e plotë të kufirit me Ukrainën, me pretendimet se nga vendi fqinj po hyn një sasi e madhe armësh.

 

Njoftimi u bë përmes medias shtetërore, më 2 korrik. Lukashenko nuk i vërtetoi me asnjë fakt pretendimet e tij.

Regjimi i tij po përballet me presion ndërkombëtar për shtypjen e opozitës dhe protestuesve, pas rezultateve të kundërshtuara të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj entiteteve bjelloruse dhe rrethit të ngushtë të Lukashenkos për dhunën ndaj aktivistëve pro-demokracisë dhe politikanëve të opozitës.

Rezultatet e zgjedhjeve e nxorën fitues Lukashenkon, por opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe Perëndimi ka refuzuar të njohë rezultatet zyrtare si dhe nuk e konsideron Lukashenkon si udhëheqësin legjitim të vendit.

Lukashenko gjithashtu pretendoi se disa “qeliza të fjetura terroriste” të lidhura me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën janë ekspozuar në Bjellorusi, sipas agjencisë së lajmeve BelTA.

Vendet e përmendura nga Lukashenko ende nuk i kanë komentuar deklaratat e tij.

Më herët, autoritetet lituaneze thanë se migrantët vazhdojnë të arrijnë nga Bjellorusia.

Shërbimi i Sigurisë së Kufirit Shtetëror tha përmes një deklarate se 150 emigrantë të paligjshëm ishin zënë derisa po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin Bjellorusi-Lituani.

Që nga janari, numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm, të cilët hynë ilegalisht në Lituani nga Bjellorusia është 822, shtoi deklarata.

Lituania ka kërkuar ndihmën e agjencisë evropiane për kufijt, Frontex, për shkak të fluksit të migrantëve.

Lituania ka qenë një nga vendet më kritike ndaj Lukashenkos.

Related posts

Japonia pezullon 1.6 milion doza të vaksinave të Moderna, pas raportimeve se janë “të kontaminuara”

Redaksia

Shefi i Pentagonit diskuton me Ukrainën bashkëpunimin në mbrojtje

D V

A po e përdor Rusia gazin e vet si armë?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More