Agjencia Zhurnal.mk.

Lukashenko fajëson Ukrainën për provokimet në kufi

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar Ukrainën se ka dërguar 15 mijë trupa në zonën kufitare për të ndërtuar fortifikime, duke i quajtur këto veprime “provokime”.

Lukashenko e lejoi aleatin e saj të ngushtë Rusinë në shkurt që të përdorte territorin bjellorus si një stacion për pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, ai tha se Bjellorusia nuk është pjesë e konfliktit dhe se forcat e saj nuk janë të përfshira në të.

Lukashenko tha se njësia ushtarake ukrainase që mbërriti në kufi bllokoi rrugët, me vendosjen e pikave të kontrollit.

Lukashenko deklaroi se vendi i tij u përfshi në konflikt vetëm për të parandaluar një sulm ndaj Bjellorusisë nën pretekstin e një operacioni special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy