Agjencia Zhurnal.mk.

Lukaku dhe Werner sërish do të mbetën jashtë fushave, Tuchel tregon se kur do t’i ketë në dispozicion dy sulmuesit

Timo Werner dhe Romelu Lukaku janë jashtë fushave, për shkak të lëndimeve që pësuan disa ditë më parë.

 

Të dy sulmuesit u lënduan në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Malmos, por do të duhet edhe disa ditë që të rikthehen në fushë.

Ka qenë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që ka konfirmuar se dy sulmuesit nuk do të luajnë këtë fundjavë ndaj Newcastles.

Trajneri gjerman ka zbuluar se edhe Matteo Kovacic do të mbetet jashtë fushave për këtë sfidë të rëndësishme.

“Si Werner, ashtu edhe Lukaku nuk do të udhëtojnë me ekipin, pasi janë të dëmtuar dhe plani ynë është t’i kemi gati pas ndërprerjes së kampionatit”.

Tuchel ka konfirmuar se Ruben Loftus-Cheek, Cesar Azpilicueta dhe N’Golo Kante janë rikthyer, derisa nga lëndimi në stërvitje është rikthyer edhe Christian Pulisic.

“Ka pësuar një dëmtim edhe Mateo Kovacic, që do të qëndrojë jashtë për disa javë, por kemi rikuperuar plotësisht Loftus-Cheek, Azpilicuetën dhe Kante”.

“Është rikthyer në stërvitje edhe Pulisic, por natyrisht që nuk mund të luajë ende, pasi nuk ka gjetur formën e tij më të mirë”, deklaroi Tuchel. 

Related posts

Fjalët e para të Camavingas si lojtar i Real Madridit

D V

Ferran Torres do të duhet të presë për t’iu bashkuar Barcelonës

D V

Kosova, Maroku dhe Tajlanda kanë sistemin VAR, Skocia ende jo – BBC vjen me një artikull interesant

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More