Agjencia Zhurnal.mk.

Lufta shtoi parcelat me grurë/ Këtë vit pritet më shumë prodhim, por mungon magazinimi

Fermeri nga fshati Ferras i Divjakës thotë se këtë vit ka mbjellë më tepër grurë.

“Sipërfaqja e grurit këtë vit është 80 hektarë, ose 10%  më shumë se vjet”, tha fermeri.

Lufta në Ukrainë rriti kostot e prodhimit  dhe vlerën e grurit vendas. Ishte çmimi i grurit në 2022 prej 50 lekësh për kilogram, ai që zgjeroi sipërfaqen e drithërave në të gjithë vendin.  Por kësaj herë fermerët i frikësohen rënies së çmimit, pavarësisht se toka u punua me naftë dhe plehra kimike të kushtueshme.

“Çmimi i grurit duhet të ketë një balancë me çmimit e plehrave dhe pesticideve e karburantit. Të paktën të jetë 450 mijë lekë për ton, ose 45 mijë lekë të vjetra për kuintal”, tha Franc Kaloshi.

Edhe pse Franci ka qenë përfitues i naftës falas, ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të gjithë sipërfaqen.

“Unë kam mbjellë 80 hektarë grurë dhe sasia e naftës që pretendohet të përfitoj është rreth 60-70 litra/ha unë limitin e aplikimit e kam vetëm për 10 ha dhe i bie që unë të marr 600-700 litra naftë, për pjesën tjetër skualifikohem”, tha ai.

Sasia e madhe e grurit I vendos fermerët para dy vështirëve, të çmimit dhe të magazinimit të prodhimit. Nëse këto dy problematike nuk rregullohen nga ministria e bujqësisë, atëherë fermerët do të vendosin të heqin sërish dorë nga ky produkt bujqësor.

Do ishte shumë e favorshme nëse pikat e grumbullimit do ta grumbullonin grurin. Prandaj më përpara kanë qenë rezervat e shtetit pasi i jepnin njëfarë stabiliteti situatës që kishte mundësi që prodhimi të shkonte në vendin e caktuar”, tha ai.

Prodhimi vendas edhe kësaj rrezikohet nga gruri importit i cili vjen në vendin tonë më një çmim konkurrues. Përballë kësaj situata fabrikat e miellit në vend të grurit të prodhuar nga bujku ynë, magazinat do t’i mbushin me grurin e bujkut serb.

Related posts

Qëlluan drejt policisë në pikën kufitare me Kosovën/ SPAK kërkon ‘arrest me burg’ për shtatë shtetasit e huajt

Xh M

Cikloni Mesdhetar afrohet drejt Shqipërisë, çfarë pritet të ndodhë?

Xh M

U vra nga fëmijët, vëllai i jep lamtumirën e fundit 50-vjeçarit në Durrës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy