Agjencia Zhurnal.mk.

Ludva: Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, 2030-ta është qëllim i arritshëm për anëtarësimin e vendit në BE

Shkup, 21 gusht 2022 (MIA) – Sot kemi situatë të re gjeopolitike dhe mendos se të gjithë jemi të vetëdijshëm se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE. Nënkuptohet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë i gatshëm, pa dyshim, por procedura duhet të jetë e papenguar duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, shprehet në intervistën për MIA-n ambasadori çek në vend Jarosllav Ludva.

Ai theksoi se Çekia është mbështetës i fuqishëm i Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht i Maqedonisë së Veriut dhe se gjatë presidencës çeke me BE-në, rajoni dhe vendi janë vendosur lartë në listën e tyre të prioriteteve.

Në raport me propozimin francez, me të cilin u largua bllokada e Sofjes, Ludva shprehet se kolegët francezë kanë bërë çmos në mënyrë që të arrihet kompromis, duke theksuar se asgjë nuk është e përsosur lidhur me këtë çështje, por, shprehet, ky është propozimi më i mirë në tavolinë dhe me këtë vazhdojmë tutje.

Për të, nëse gjithçka shkon pa problem, viti 2030 është qëllim i arritshëm për anëtarësimin e vendit në BE, duke marrë parasysh situatën e re gjeopolitike.

Me ambasadorin Ludva biseduam edhe për garancitë eventuale për evitimin e bllokadave të mëtejshme në bisedimet, për përfitimet që Çekia i ka nga anëtarësimi në BE, për situatën e re gjeopolitike në Evropë në aspektin e invadimit rus në Ukrainë, krizën e ardhshme energjetike këtë dimër…

Ambasador Ludva, vendi juaj mori presidencën e BE-së muajin e kaluar. Sa janë Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij evropian lartë në prioritetet e agjendës së presidencës çeke të BE-së?

– Përfundimisht. Çekia është mbështetëse e fortë e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht vendit tuaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe, nënkuptohet, gjatë presidencës sonë, Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut janë dukshëm lartë në listën tonë.

Maqedonia e Veriut në korrik mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi e pranoi propozimin francez. Konferenca e dytë dhe fillimi zyrtar i bisedimeve do të mbahet pas ndryshimeve kushtetuese te ne dhe përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Sa ishte kjo, sipas jush, e domosdoshme, dhe nëse kjo nuk ndodhë a do të ndodhë ndërprerje e procesit?

– Nuk do të mund të flas aq shumë për procesin e bisedimeve dhe kompromisin meqë kjo ishte gjatë presidencës franceze, por çdoherë duhej të synoni që të arrihet kompromisi më i mirë, e unë jam dukshëm i sigurt se kolegët francez kanë bërë çmos që kjo të arrihet. Mund të themi se asgjë nuk është e përsosur lidhur me këtë çështje, por ky është propozimi më i mirë në tavolinë dhe vazhduam më tutje.

Vendet-anëtare e aprovuan Kornizën e bisedimeve, por ajo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut është precedent, meqë u lejua përfshirje e çështjeve bilaterale në procesin e bisedimeve. A ka rrezik që ky precedent të shfrytëzohet edhe për shtete të tjera në procesin e aderimit, ka shumë çështje të pazgjidhura në rajon, ndërsa këtu janë gjithsesi edhe vendet si Ukraina dhe Moldavia, të cilat morën statusin e kandidatëve?

– Protokolli bilateral është dokument i veçantë dhe nuk është pjesë e kornizës së bisedimeve. Nuk është përfshirë në kornizën e bisedimeve, ky është dokument i veçantë.

Por, në Protokollin ka çështje të lidhura me historinë …

– Po, ka, por ato nuk janë pjesë e Kornizës së bisedimeve.

Përfaqësues të lartë evropianë Mishel, Fon der Lajen porositën se shikimi është drejt së ardhmes, jo drejt së kaluarës. Por, opozita dhe një pjesë e opinionit profesional janë me qëndrim se në vend se me evropianizim, gjatë bisedimeve do të merremi me çështje historike dhe përparimi do të varet nga ajo se çfarë do të dakordohet nga Komisioni i historisë. A ka garanci për evitimin e bllokadave të mëtejshme në bisedimet?

– Ka vetëm një gjë që është e garantuar në Tokë – kjo është vdekja. Nuk ka garanci të tjera njëqindpërqinëdshe, por kam ndjenjën se është bërë gjithçka që mund të bëhej. Për ardhmërinë, do të thosha se secili vend-kandidat duhet të shikoj drejt së ardhmes meqë herët a vonë do ta arrijë anëtarësimin në BE, anëtarësimin e plotfuqishëm, ndërsa kjo ju jep shumë përparësi. Vendet e reja, Çekia është një nga vendet relativisht të reja, hymë në BE në vitin 2004 dhe kjo solli shumë përfitime – udhëtim të lirë, pesëmbëdhjetë vite jemi anëtare e Shengenit, si dhe shumë investime, standard më të lartë jetësor. Kjo është ardhmëria drejt së cilës duhet të shikojmë.

Sipas projeksioneve të analistëve të caktuar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëheshin anëtare të BE-së më së shpejti më 2030. A është kjo reale, sipas Jush, duke marrë parasysh faktin se Serbia dhe Mali i Zi janë duke biseduar për një dekadë të tërë, ndërsa nuk janë as afër anëtarësimit. Cili është skenari më optimist për vendin?

– Është e vështirë të bëhet çfarëdo krahasimi meqë në çdo periudhë, në çdo moment të caktuar situata është e ndryshme. Por, për tetë vite nga tani, që është saktësisht në vitin 2030, mendoj se kjo është e arritshme, për arsye se Çekisë iu nevojitën tetë vite, në disa raste kjo ishte tetë vite, për Kroacinë ishte procedurë pak më e mençur, ndërsa ju përmendët edhe dy vende të tjera, por kjo ishte një periudhë shumë e pavolitshme për zgjerim, situata ishte paksa e bllokuar. Por, sot kemi situatë të re gjeopolitike dhe mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE. Kuptohet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë i gatshëm, pa dyshim, por procedura duhet të jetë e papenguar duke marrë parasysh situatën gjeopolitike. Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Evropë. Prandaj mendoj se, t’i kthehem pyetjes tuaj të parë, viti 2030, nëse gjithçka kalon pa problem, është i arritshëm.

Një nga prioritetet e presidencës çeke është Ukraina, menaxhimi i krizës belge dhe rindërtimi i pasluftës i Ukrainës, si dhe ndërtimi i arkitekturës së re të sigurisë. Cilat janë parimet e arkitekturës së re të sigurisë?

– Kjo është një nga detyrat më të rëndësishme dhe më të vështira për presidencën çeke. Ndonëse Çekia nuk është vend fqinj dhe distanca mes Pragës dhe Kievit është po as sa edhe mes Pragës dhe Shkupit, kemi shumë më tepër refugjatë ukrainas. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për Çekinë, por për gjithë Evropën dhe duhet të veprojmë. Ka arkitekturë të re në Evropë duke marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë, duke marrë parasysh rolin e ri të Kinës… Por, duhet të mbështesim Ukrainë, duke marrë parasysh rolin e ri të Kinës… Por, duhet ta mbështesim Ukrainën, duhet të mbështetemi dhe të jemi aktiv me sanksionet ruse – ngrirje të mjeteve dhe pasurisë, ndalim për udhëtim, madje edhe duhet të nxisim energji alternative meqë kjo është shumë e rëndësishme për arkitekturën evropiane të sigurisë. Asnjëherë nuk do të jetë njëjtë si më parë, por lufta ende zgjatë, ndaj të tentojmë të bëjmë çmos që lufta të përfundojë, e më pas rindërtimi i Ukrainës dhe ndërtimi i arkitekturës së re të sigurisë të Evropës.

Pas Kovidit, sfida më e madhe për BE-në në dimrin e ardhshëm do të jetë tejkalimi i krizës energjetike. Ky do të jetë test për presidencën çeke, dhe për kredibilitetin e vetë Bashkimit. BE-ja arriti marrëveshje për kursimin e gazit, por me më shumë përjashtime, sa do ta amortizojë kjo marrëveshje krizën energjetike?

– Përfundimisht kjo marrëveshje do të ndihmojë për arsye se ky dimër do të jetë më ndryshe, do të jetë i vështirë dhe shumë më ndryshe sesa dimrat paraprak. Do të duhet të zbatojmë qasje më ndryshe, por mund të gjejmë shembuj në të kaluarën. Në vitin 1973 kishte tronditje të naftës dhe për disa vite, për një dekadë situata u rikthye në normalitet për arsye se i ndryshuam qëndrimet tona, ndryshuam qasjen tonë ndaj burimeve, resurseve natyrore. Paraprakisht, prodhimtaria e energjisë elektrike bazohej në naftën e papërpunuar më shumë se 25 për qind, më shumë se një e katërta, ndërsa pas një dekade ishte më pak se 10 për qind. Në këtë periudhë përzgjedhja ishte energjia bërthamore, por tani kemi përgjigje të gjelbër, kemi riorientuim drejt burimeve të tjera të energjisë, kështu që duhet të jemi më aktiv gjatë kalimit drejt marrëveshjes së gjelbër. Nga ana tjetër, Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, kështu që me siguri do të ndryshohet qëndrimi ndaj energjisë bërthamore dhe Gjermania tashmë e ndryshoi qëndrimin e saj. Kjo do ta vazhdojë kohëzgjatjen e energjisë të bazuar në thëngjillin, ashtu që do të jetë kombinim i qasjeve të ndryshme, do të kërkohen burime alternative. BE-ja është shumë e varur nga nafta e papërpunuar dhe gazi rus, kështu që duhet të mendojmë për destinacione të tjera si Norvegjia, Azerbajxhani, kjo do të ndihmojë në njëfarë mënyre, por nuk do ta zgjidhë situatën, kështu që ky është kombinimi i qasjeve të ndryshme, nuk do të zgjidhet brenda natës, këtë dimër, ndërsa edhe dimrat e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ndoshta për rreth pesë vite do të rikthehemi në normalitet.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy