Agjencia Zhurnal.mk.

Luana Vjollca bën bashkë VIP-at shqiptarë, pjesë e darkës edhe aktori turk Tolgahan Sayisman

Pas një pauze të gjatë, Luana Vjollca, është rikthyer me emisionin e ri “Zemër Luana”.

Qysh nga startimi, emisioni është pritur shumë mirë.

 

Njëri nga kapitenët tek emisioni i Luanës është edhe Bes Kallaku.

Së fundi, Besi mori vëmendje me postimin e tij të fundit në rrjete sociale, teksa u shfaq në darkë një tavolinë me personazhe publike.

Aty ndodhej edhe Luana Vjollca, Sarah Berisha dhe Pm, Rita dhe Fidani, por edhe çifti shumë simpatik aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi.

Pas këtyre fotove, dyshimet janë se çifti mund të jenë të ftuar në episodin e radhës.

Ani pse kanë postuar foto, asnjëri nuk ka dhënë detaje se çfarë i bëri bashkë ata.

Foto është shpërndarë edhe nga Tolgahan, i cili ka vendosur sipër fotos flamurin e Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Related posts

Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë Rita Ora dhe unë jemi nga Kosova, jo që është mes Italisë dhe Greqisë

Lea Muslija

Dua Lipa këmbëngul se gjithçka është mirë në jetën e saj pas ndarjes nga Anwar Hadid

D V

Rina Balaj vjen me imazhe të reja atraktive, thekson format trupore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More