Agjencia Zhurnal.mk.

LSM të dielën në protestë para Kuvendit dhe Odës ekonomike

Shkup, 6 dhjetor – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) të dielën do të dalë në protestë para Kuvendit dhe para odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur pakënaqësi nga mosvotimi i zgjidhjes ligjore, me të cilën dita e diel shpallet ditë jopune dhe me kërkesë që rroga minimale të jetë 60 për qind nga rroga mesatare, e me këtë edhe rritja spirale e gjitha rrogave tjera, në pajtim me marrëveshjet kolektive.

 

Kryteari i LSM-së Darko Dimovski në deklaratë për MIA-n thotë se me mosvotimin e ligjit për të diel ditë jopune, që duhej të fillojë prej 1 tetorit, 92 për qind nga punëtorët, të cilët punojnë në veprimari ku nuk mund të ndërpritet procesi i punës, nuk marrin 50 për qind mëditje më të madhe për punë të dielën.

“Të revoltuar jemi nga sjellja e deputetëve. Ligji që dita e diel të jetë ditë jopune, i cili duhej të vlejë nga 1 tetori, nuk u votua. Me këtë, 92 për qind nga punëtorët nuk pushojnë të dielën, ndërsa tetë për qind të cilët punojnë veprimtari ku procesi nuk mund të ndërpritet, nuk marrin 50 për qind mëtitje më të madhe. Punëtorët në molle, të cilët duhet të punojnë vetëm nga ora 10 deri ora 18, nuk marrin mëditje të rritur për 100 për qind. Po ashtu, në bazë të tatimit për punë të dielën, në Buxhetin e RMV-së nuk derdhen mjete tatimore me vlerë prej tre për qind, me të cilat duhet të ndërtohen kopshte të reja për fëmijët tanë”, thotë Dimovski.

Kërkesa për rrogë minimale dhe rritja spirale e rrogave tjera, LSM-ja e bazon në paralajmërimet për rritje të çmimit të rrymës nga janari dhe çmimet e rritura të prodhimeve ushqimore.

“Për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe kriza e paralajmëruar energjetike, ku KRRE bën me dije se nga 1 janari do të rritet çmimi i rrymës për minimum 20 për qind, kërkojmë që rroga minimale të jetë 60 për qind nga rroga mesatare ose 18.000 denarë, ndërsa të gjitha rrogat tjera të rriten në mënyrë eksponenciale, në pajtim me marrëveshjet kolektive”, thotë Dimovski.

Një pjesë e kërkesave të sindikatës janë edhe kthimi i së drejtës për regres të pushimit vjetor për të gjithë punëtorët në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe pensionimi sipas disa bazave – për gra me 35 dhe për burra me 40 vjet stazh, pa dallim të moshës së tyre, pastaj pensionimi në bazë të veprimtarive, pensionimi i parakohshëm me 60 vjet moshë dhe 15 vjet stazh, kur punëtori, i cili nuk ndjehet fizikisht i aftë, të merr minimum 70 për qind nga pensioni derisa nuk i ploltëson kushtet për pensionim të tërësishëm.

Protesta do të fillojë në ora 12:12 para ndërtesës së LSM-së, pas çka do të vazhdojë para Kuvendit dhe para ndërtesës së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Nëse nuk plotësohen kërkesat, sindikata paralajmëron grevë të përgjithshme.

Related posts

Analizë/ Alternativa me një këmbë në Qeveri, opozita nuk reagon si me Kastriot Rexhepin, a ka ndonjë prapaskenë!?

N E

Shilegov më i fortë në Çair, Saraj e Shutkë, Arsovska në Aerodrom, Kisella Vodë e Gazi Babë

Z H

Komunikacioni në rrugën Strumicë-Radovish riorientohet përmes rrugës së vjetër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More