Agjencia Zhurnal.mk.

LSM sot bllokon hyrjen në Shkup nga ana e Autokomandës

Shkup, 27 qershor – Presioni sindikal për realizimin e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje linerare të pagave prej 2.806 për çdo të punësuar të futet ose përmes amendamentit ose përmes Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot e vazhdon në rrugë, me bllokadë nga ora 07:00 deri në ora 10:00 në hyrje të Shkupit tek udhëkryqi në lagjen e Autokomandës në bulevardin “Aleksandar Makedonski” me rrugën “brigada e 16-të maqedonase”, ndërsa do të lëshohen vetëm automjetet e ndihmës së parë mjekësore, policia, armata dhe zjarrfikësit.

 

Për shkak të bllokadës, MPB-ja paralajmëroi se sot në periudhën e theksuar do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth udhëkryqit në bulevardin “Aleksandar Makedonski” me rr. “brigada e 16-të maqedonase”.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se Këshilli i grevistëve – Kryesia e LSM-së ka diskutuar për aktivitetet të cilat zbatohen me grevën e përgjithshme, duke theksuar se pakënaqësia e punëtorëve nga sektori publik është i madh dhe për këto arsye kanë vendosur të vazhdojnë me forma të tjera të presionit sindikal dhe pakënaqësinë për ta shprehur në rrugë.

LSM-ja konsideron se të gjithë punëdhënësit duhet t’i ndjekin shembujt nga niveli lokal ku greva është me sukses dhe punëtorët e marrin gjënë e merituar dhe harmonizimin e përpunuar të pagave për 2.806 denarë që është një prej kërkesave kryesore dhe arsyes kryesore për grevën.

Të punësuarit në sektorin publik, theksojnë nga LSM-ja, janë solide si asnjëherë më parë, ndërsa punëtorët në sektorin publik të cilët morën harmonizim të pagave këto tre ditë bëjnë greva edhe për të punësuarit të cilët nuk morën harmonizim solidar të pagave të tyre për 2.806 denarë.

Edhe më tej mbetet në fuqi vendimi se të punësuarit në sektorin publik do të jenë në vendet e tyre të punës, por nuk do të kryejnë detyra në punë, përveç 10 për qind të të punësuarve të cilët do të jenë në dispozicion për nevojat e qytetarëve.

Related posts

Halil Snopçe në sesionin e Asamblesë Parlamentare në Varshavë

Xh M

Mariçiq nga Strazburgu: Rolin e Parlamentit në negociatat aderuese do ta definojmë me Memorandum për bashkëpunim

Z.H

Bastisje në disa objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 14 persona

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More