Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: VMRO-DPMNE e shtrenjtoi rrymën për 100% edhe kur nuk kishte krizë energjetike

Shkup, 4 janar – LSDM sot përmes një komunikate për media, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se në kohën kur ata qeverisnin me vendin, e kishin shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike, shkruan Zhurnal.

 

Madje siç shtojnë nga LSDM, VMRO e kishte hequr edhe tarifën e lirë ditore.

“Gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së.

Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, VMRO-DPMNE e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se po arrijnë të përballen me krizën energjetike duke ndërmarë masa të nevojshme.

“Sot, Qeveria e drejtuar nga LSDM edhe në kushte të krizës globale energjetike ndërmerr masa për përballje me të njëjtën dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe biznesit.

Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës.

Njëherësh, Qeveria e drejtuar nga LSDM ka siguruar 60 milionë denarë me të cilat do të ndihmohen rreth 7.500 familje të kategorive të rrezikuara përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.

Qeveria dhe institucionet kompetente e ndjekin gjendjen në sektorin energjetik dhe janë të përgatitur të përballen me të gjitha sfidat që do të pasojnë në periudhën që vjen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“LSDM vazhdon me realizimin e masave për mbrojtjen e standardit jetësor dhe avancimin e sektorit energjetik”, thonë nga LSDM.

Related posts

PDSH zgjodhi kryesinë e re dhe miratoi platformën për zgjedhjet lokale (VIDEO)

D V

Aksident i tmershëm në Hasanbeg

D V

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More