Shkup, 5 tetor – Kandidatja e “pavarur” e VMRO-DPMNE-së, Danella Arsovska, asessi nuk iu përgjigjet pyetjeve nga opinioni se sa do të kushtonin 250 autobusët që i premtoi se transporti falas. Kështu akuzojnë nga LSDM dega Shkup.
Nga atje shtojnë se qytetarëve tani u është e qartë se Danella Arsovska nuk ka përgjigje konkrete, sepse nuk ka projekte konkrete për transport falas dhe 250 eko autobusë.
“Eja Danella, guxo, nëse ke projekte konkrete, paraqiti para qytetarëve dhe gazetarëve. Të shohim sa kushtojnë 250 autobusët që i publikove në FB profilin tën.d Të shohim sa do të kushtojë “transporti falas” që e paralajmëron”, pyesin nga LSDM.
Për dallim nga premtimet imagjinare të Arsovksës, Qyteti i Shkupit vetëm se ka projekt real për transport të shpejtë me autobus, me një flotë të re të autobusëve, dy depo, dy korridore, stacione të reja të autobusëve dhe sistem të përgjithshëm për transport më të lirë, më të shpejtë dhe më të sigurtë, për të cilin tanimë janë ndarë 70 milion euro./Zhurnal.mk