Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Po punojmë për rritjen e pagës minimale

Shkup, 5 shkurt – Nga LSDM thonë se derisa qeveria e udhëhequr nga partia e tyre po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara, OBRM-PDUKM vazhdon të kundërshtojë rritjen e pagave.

Kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Sllavevski, anëtar i KE-së së OBRM-PDUKM-së dhe kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit.

“Nëse më herët Sllaveski thoshte se paga minimale më e lartë do të thoshte kolaps për ekonominë vendase, tani thotë se kërkesa për rritjen e pagës minimale ishte joreale dhe e pajustifikuar. Sllaveski si kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit merr kompensim mujor prej rreth 35.000 denarë. Sllavevski merr gati tre paga minimale për të qenë krahu i djathtë i Danella Arsovskës për të vepruar kundër qytetarëve, dhe kundër punëtorëve, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se është e pajustifikuar dhe joreale, e mbi të gjitha e turpshme sjellja e Sllavevskit i cili me të ardhura mujore prej mijëra eurosh kundërshton rritjen e pagës minimale për punëtorët në kohë krize energjetike dhe ekonomike.

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me të reshura lokale të shiut

D V

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Redaksia

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy