Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM nuk mbështetë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 3 nëntor – Shumica parlamentare nuk do të votojë për zgjedhje të parakohshme, informoi LSDM-ja, duke vlerësuar se sot është konfirmuar se paralajmërimet për shumicë të re parlamentare nga lideri i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickoski janë të parealizueshme dhe kanë rënë në ujë.

 

“Mickoski e gënjeu popullin deri vetëm para tri ditësh se ka shumicë të re dhe ja edhe e vërteta – opinioni e shikon sot. Kur VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickoski i referohen rezultateve zgjedhore, ja matematika e tyre. Partitë e koalicionit qeveritar në listat e këshilltarëve në këto zgjedhje i fituan mbi 419.180 vota, që është për 19.090 më shumë se votat e partive të opozitës. Ose shprehur në mandate të fituara të këshilltarëve, LSDM dhe koalicioni qeveritar i kanë 664 pozita këshilltarësh, që është 61 më shumë vendet e këshilltarëve që i ka fituar VMRO-DPMNE dhe opozita”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së pas konferencës për shtyp të Mickoskit në të cilën kërkoi zgjedhje të parakohshme të shpejta.

Shumica parlamentare, potencojnë nga LSDM-ja, është stabile dhe përgjegjëse ndaj të ardhmes së shtetit dhe popullit.

“Hristian Mickoski nuk mund të bëjë shumicë parlamentare, pasi ka plane të rrezikshme për shtetin. Në emër të votave të qytetarëve të cilat i ka miratuar koalicioni qeveritar të cilat janë më shumë prej votave të opozitës, në emër të nevojës vendi të vazhdojë përpara në zgjidhjen e pasojave të pandemisë dhe në përballjen me krizën energjetike, në emër të nevojës t’i investojmë të gjitha angazhimet për t’i filluar negociatat me BE-në, kjo shumicë parlamentare nuk do ta vë shtetin në rrezik dhe nuk do të votojë për zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe të shpejta”, theksojnë nga partia.

LSDM, koalicioni dhe shumica demokratike e qytetarëve, thuhet në kumtesë, në valën e euforisë nuk do t’i japin Mickoskit pushtet më të madh prej kësaj që e fitoi në zgjedhjet lokale.

“Shteti është shumë më i rëndësishëm se inati i Mickoskit dhe dëshira e tij për pushtet”.

Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që jep rezultate, veçanërisht në kohë pandemie dhe krize energjetike, një qeveri që ka një kurs veprimi euroatlantik dhe që nuk do të pengojë procesin e integrimit evropian. LSDM dhe koalicioni nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të anulojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na fusin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe të anulojnë gjithçka që kemi arritur së bashku në këto katër vjet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Related posts

Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

D V

Për fundjavë deri 32 gradë, nga e martja me reshje shiu

D V

Eskobar: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet me BE-në para fundit të këtij viti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More