Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Shkup, 2 Tetor – Ne dhe opinioni në qytetin e Shkupit i kemi parë shumë mirë të ashtuquajturat koncepte të Hristijan Mickoskit, tenderë, janë koncepte për komisione dhe tenderë dhe asgjë tjetër, prandaj qeveria po merr përsipër ngrohjen në qytetin e Shkupi, thanë sot nga LSDM.

 

Nga atje i bëjnë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së “nëse është i sinqertë të tregohet në Kuvend dhe t’i japë fund bllokadës së Kuvendit në kohë krize”.

“Le ta përkrahë ligjin për ndërtim dhe 50 ligje të tjera që i kanë bllokuar deputetët e VMRO-DPMNE-së. Se Mickoski nuk ka qëllim të sinqertë, shihet edhe nga fakti se edhe pse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë të ftuar gjithmonë në seancat e Këshillit Ekonomik, ata nuk vijnë.

Pallati i Bardhë nuk është vend zgjidhjeje por krijimi i problemeve, kjo godinë është sinonim i korrupsionit dhe krimit, mishërim i krimit nga i cili burojnë të gjitha bllokadat në dëm të shtetit”, thonë nga LSDM.

Related posts

AlternAtivA: Mbështesim ministrin Sali dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë të rastit “Zhan Mitrev”

Xh M

Konferencë përfundimtare për kuadrin ligjor të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale

Xh M

Më mirë me Selën në opozitë apo me Ahmetin në Qeveri? Gashi: E shohim interesin e Alternativës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More