Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE

Shkup, 20 maj – LSDM-ja vlerëson se mbështetja e fortë e SHBA-së për të vazhduar rrugën evropiane është një mundësi historike dhe duhet shfrytëzuar tani. Zëdhënsi i partisë Darko Kaevski ka deklaruar se është koha për të “votuar për Evropën” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Të votojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe sepse nuk e dimë nëse dhe kur do ta marrim përsëri këtë shansë”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë në pushtet.

Ai tha se nuk duhet ndaluar kur procesi i skriningut po shkon mirë dhe së shpejti do të përfundojë me sukses.

“Në emër të interesave kombëtare dhe shtetërore, në emër të identitetit të vendit dhe anëtarësimit në BE, LSDM i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të mbledhë kapacitete, të mendojë dhe të vendosë në radhë të parë interesin shtetëror. VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i të majtës pro-ruse dhe bllokut anti-evropian”, tha Darko Kaevski.

Sipas tij, nëse humbet ky moment politik dhe kjo mbështetje e fortë nga Evropa dhe SHBA, rreziku është që Maqedonia e Veriut të mbesë jashtë proceseve euro-itegruese, ndërsa vendet e tjera të rajonit të avancojnë drejt BE-së.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy