Shkup, 5 dhjetor – Hristijan Mickoski është ai që qëndron prapa bllokadave të transportuesve privatë. Kështu akuzojnë sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, duke thënë se kjo është si shenjë hakmarje ndaj Danella Arsovskës pasi ajo e kapi me duar në mjaltë kreun e VMRO-së, transmeton Zhurnal.
“Personalisht Mickoski paralajmëronte 100 autobusë për qytetin e Shkupit në emër të Arsovskës. Sot nuk janë as autobusët e as fabrika që e paralajmëronte Mickoski. Dëmin nga krejt kjo e paguajnë qytetarët të cilët sot u zgjuan me qytetin e bllokuar dhe pa transport publik. Mickoski dhe VMRO-DPMNE po shkaktojnë katastrofë në Shkup”, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk