Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Mickoski nuk i ka 61 deputetë, shumica parlamentare po zgjerohet

Shkup, 1 shkurt – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese për media është shprehur se po zgjerohet shumica parlamentare dhe kështu janë një hap përpara për zgjerimin e mbështetjes për anëtarësim në BE, informon Zhurnal.

Nga LSDM njoftojnë se bordi eksekutiv i LSDM-së vendosi që të vazhdojë bisedimet me ASH-në për hyrje në Qeveri ndërsa bashkëpunimi me ASH-në do të jetë vlerë shtesë për qytetarët dhe shtetin në realizimin e agjendës evropiane.

“Kjo njëkohësisht paraqet diferencë të qartë nga VMRO-DPMNE dhe E Majta, dy partitë politike në Kuvend të cilat janë kundër BE-së. Mickoskit përsëri i dështuan planet për shumicë parlamentare të cilat i paralajmëronte në fillim të vitit.

Mickoski nuk ka 61 deputetë për shpërbërje të Kuvendit, përkundrazi shumica parlamentare e LSDM-së rritet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Zhurnal.mk

Related posts

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy